Kujdeset gjatë për lulet dhe barin, merr dekoratën për kopshtin më të mirë (Foto)

PUBLIKUAR

Stuart Grindle kalon nga 30 orë në javë, duke u kujdesur në detaje për lulet dhe barin në kopshtin e shtëpisë së tij në Doncaster të Anglisë.

Përkushtimi i është shpaguar 74-vjeçarit, kur programi i kanalit BBC2 e ka shpallur kopshtin e tij si më të mirin në Britani të Madhe, transmeton Telegrafi.

Bari që ka farë të ngjashme me atë që mbulon terrenet e golfit, kositet gjashtë herë në javë dhe duket sikur të jetë tepih.

Dekorata për kopshtin më të mirë

“Askujt nuk i lejohet të hyjë në kopsht, madje as familjarëve, sepse për 40 vite jam përkushtuar me tërë qenien time”, ka thënë Grindle lidhur me rastin.

Vështirë se mund të gjendet ndonjë kashtë në atë hapësirë, ku mbjellën farat më kualitative në prill dhe në fund të shtatorit. Pronari nuk kursen as për mjetet e punës, si makina me dhjetë tehe për prerjen e barit, si dhe sistemin modern të ujitjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...