E qetë dhe stabile siguria në Lipjan

PUBLIKUAR

sadasd

12 dhjetor 2014- Në mbledhjen e mbajtur sot, Këshilli për Siguri në Bashkësi ( KKSB), i Komunës së Lipjanit, i kryesuar nga kreu komunal, Imri Ahmeti, ka analizuar gjendjen e sigurisë  në komunën e Lipjanit, e cila në përgjithësi u vlerësua e qetë nga pjesëmarrësit, pa ndonjë tendencë të përkeqësimit.

KKSB, i përbërë nga përfaqësues të bashkësive fetare, të bizneseve, Policisë Lokale, përfaqësuesve të komuniteteve kroat në Janjevë, përfaqësuesve të komunitetit turk ,RAE nga Magura, si dhe kryetarit të komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, pasi hapi mbledhjen, foli rreth pikave të rendit të ditës, si dhe për gjendjen e sigurisë së përgjithshme në territorin e komunës së Lipjanit, të cilën e cilësoi të qetë.

Ndërsa, zv.komandanti i Stacionit të Policisë në Lipjan, Metush Jashari  para anëtarëve të KKSB-së, raportoi për sigurinë e përgjithshme.

“ Gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit, është e qetë dhe stabile, dhe nuk ka ndonjë indikacion që kjo gjendje të ndryshojë”, ka thënë ai, përderisa ka paraqitur raportin nëntëmujor janar-shtator 2014.

Përveç pikave të rendit të ditës, KKSB në Lipjan, me theks të veçantë ka diskutuar për pikën e tretë të rendit të ditës- “ Raporti për gjendjen e sigurisë në territorin e komunës së Lipjanit ( PK, Dmsh).

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...