Hipopotamët i dalin në ndihmë kafshës së pafat që e kishte kafshuar krokodili dhe po tentonte ta fuste në ujë (Video, +16)

PUBLIKUAR

Ky është momenti rrëqethës ku dy hipopotamë arrijnë ta shpëtojnë një kafshë të egër të cilën e kishte kafshuar krokodili në këmbë, dhe po tentonte ta fuste në ujë që ta copëtojë.

Videoja është filmuar në parkun Kruger në Afrikën e Jugut nga pensionisti Mervyn VAN Wyk i cili po vizitonte këtë park së bashku me gruan e tij Tokkie, transmeton Telegrafi.

Dyshja kishin vërejtur se si kjo kafshë po tentonte të kalonte në anën tjetër të lumit, të mbushur me zebra dhe kafshë tjera.

Gruaja e Mervynit ishte duke filmuar me kamerë kur vërejti kafshën e pafat duke u tërhequr zvarrë për këmbë nga krokodili, i cili ia kishte ngulur dhëmbët thellë në këmbë.

Dhe derisa po luftonte për jetë për më shumë se tetë minuta dhe dukej se gjithçka kishte mbaruar, në ndihme i dalin dy hipopotamë të cilët e detyrojnë krokodilin ta lëshojë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...