Pas 12 muajsh bojkoti, PDK-ja në Lipjan pranon pjesëmarrjen në komitete

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

Nderohet Dëshmori Xhavit Kozhani, martirët e fshatit Ribar i Madh dhe Zllakuqan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, gjatë ditës...

Lipjan..

Lipjan, 9 dhjetor – Pas 12 muajsh, komitetet obliguese dhe joobliguese në Lipjan do të zhbllokohen dhe ato do të kenë numër të plotë pjesëmarrësish.

Kjo për faktin se PDK-ja, Dega në Lipjan, ka vendosur të marrë pjesë në komitete pas një bojkoti prej gati një motmoti. Lulzim Rrustemi, nënkryetar i PDK-së, Dega e Lipjanit, e ka konfirmuar të hënën se PDK-ja tashmë ka çuar në KK listën me emrat e pjesëmarrësve në komitete dhe se nga mbledhja e ardhshme e kuvendi nuk do të ketë më bllokim komitetesh.

“Zhbllokimi i komiteteve pritet të bëhet menjëherë në mbledhjen e radhës, pasi ne kemi adresuar tashmë emrat tanë pjesëmarrës dhe se presim dinamizëm dhe vendosje në një vijë me ligjin dhe rendin të komiteteve të KK-së dhe vetë funksionimin e kuvendit”, ka thënë Rrustemi.

Ndërkohë që, në ftesën për mbledhjen e radhës, që do të mbahet më 15 dhjetor 2014, që e ka nënshkruar kryesuesja e KK-së, Vlora Limani – Hajnuni, del se pikë e katërt e rendit të ditës është caktuar të jetë pikërisht plotësimi i komiteteve me anëtarë të PDK-së. Për më tepër, vetë kryesuesja e Kuvendit Komunal në Lipjan, Vlora Limani – Hajnuni, para pak kohësh kishte ftuar subjektin më të madh opozitar në këtë komunë, PDK-në, që të lërë inatet anash dhe të sillet me konstruktivitet opozitar.

Kjo ftesë e kryesueses vinte pas bojkotit që pikërisht PDK-ja po ua bën komiteteve që ka themeluar KK-ja qysh në fillimin e këtij viti. Kryesuesja pati shtuar se ndarja e ulëseve që është bërë nëpër komitete, është ndarje e vërtetuar si e drejtë edhe nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

“Ndarja e ulëseve nëpër komitete është bërë duke u bazuar në numrin e ulëseve në Kuvend që secili subjekt politik i ka. Se kjo ndarje është e drejtë e vërteton edhe MAPL-i gjatë shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimeve për themelimin e komiteteve obliguese dhe komiteteve tjera. MAPL-i me këtë rast ka hequr të gjitha dilemat rreth asaj se kush ka të drejtë e kush jo dhe se bojkoti i PDK-së është totalisht i paarsyeshëm”, ka thënë kryesuesja.
© KOHA Ditore

SHIKO MË SHUMË

Nderohet Dëshmori Xhavit Kozhani, martirët e fshatit Ribar i Madh dhe Zllakuqan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorët, gjatë ditës...

Policia konfiskon 2 mijë e 362 monedha dyshe në një market në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Lipjan janë konfiskuar 2 mijë e 362...

Lipjan: Digjet aksidentalisht kamioneta, zjarri përfshinë edhe pullazin e shtëpisë

Në Gadime të Lipjanit dyshohet se është përfshirë aksidentalisht nga zjarri një kamionetë me...