Shtëpitë mund të sigurojnë energji, përmes tullave nga xhami që akumulojnë rrezet diellore (Foto)

PUBLIKUAR

Hulumtuesit në Universitetin Exter të Anglisë, kanë krijuar tullat nga xhami, që punojnë si panelet, të cilat rrezet diellore i kthejnë në energji elektrike.

Ato janë shumë më të forta se të zakonshmet, që mbulojnë disa pjesë të shtëpive, ndërsa kanë brenda qelizat në të cilat qarkullon energjia solare, transmeton Telegrafi.

Ky akumulim mund të përdoret për furnizimin e tërë objektit, të vendoset në bateri apo edhe për mbushjen e makinave elektrike.

Tulla nga xhami që akumulon energjinë diellore

“Afro 40 për qind e rrezeve diellore, shkojnë në objektet që ndodhen në planetin tonë. Pse të mos shfrytëzohen edhe muret për mbledhjen e energjisë, sikurse edhe kulmet”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Deri më tani janë bërë të gjitha testet, që tregojnë për sigurinë dhe efikasitetin e lartë të këtyre tullave transparente, të cilat mund të dalin në treg që në vitin që vjen.

E tëra që ka mbetur është të binden donatorët, të cilët mund të kenë aksionet e tyre në shitjen e këtij materiali modern ndërtimor.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...