“Bin Laden” ndërton super-hotelin, pritet të jetë më i madhi në botë! (Video)

PUBLIKUAR

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e hotelit më ta madh në botë. Hoteli me 10 000 dhoma që kushton 3.5 miliardë dollarë po ndërtohet nga grupi arab Bin Laden, i themeluar nga babai i terroristit Osama bin Laden.

Hoteli me 45 kate dhe do marrë emrin “Abraj Kudai”, përcjell tvklan.al. Ndërtimi i super hotelit u shty për dy vjet sipas “RT”, e cila citon problemet ekonomike të firmës.

Arabia Saudite synon t’i japë fund varësisë nga nafta me superprojekte të tilla dhe me këtë qëllim qeveria do të mbështesë financiarisht grupin ndërtues.

Grupi arab Bin Laden është themeluar nga babai i terroristit Osama bin Laden, Muhammed bin Laden dhe aktualisht ka një borxh total prej 30 miliardë dollarësh.

Ekonomia Arabe është në telashe të mëdha me defiçitin buxhetor që ka arritur shifrat rekord të 12.4 miliardë dollarëve.

Kjo ka detyruar qeverinë që të plani kojë nisjen e mbledhjes për herë të parë të TVSH-së në vend.

Në momentin që do të përfundojë ndërtimi, hoteli do të ketë në brendësi 70 restorante dhe një qendër tregtare.

Ai do të lërë pas hotelet në Las Vegas të SHBA-ve, të njohur si më të mëdhenjtë në botë.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...