
Vendasit dhe turistët janë befasuar kur kanë parë këtë mace të pazakontë. Disa janë përpjekur që ta pastrojnë, duke menduar se është lyer me ngjyrë, por kot.
Banorët e qytetit bregdetar Varna të Bullgarisë, kanë thënë se nuk e kanë parë më herët këtë mace, ndaj nuk e dinë as prej nga ka ardhur, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, turistët kanë shfrytëzuar rastin të bëjnë fotografi me këtë kafshë, që ka një ngjyrë shumë të pazakontë.
Dyshohet se macja ka fjetur në një garazh, mbi ngjyrë sintetike që i ka depërtuar në lëkurë.
Për më shumë, shikojeni videon. /Telegrafi/


