Murat Muarti: Asnjë Librezë për vullnetarin, asnjë lehtësirë, asnjë, asgjë…

PUBLIKUAR

,jmn

Në këtë ditë uroj të gjithë vullnetarët, që çdo ditë kudo në Kosovë bëjnë punë vullnetare në të mirë të komunitetit, duke e rritur përgjegjësinë sociale dhe duke kërkuar ndryshime pozitive dhe llogaridhënje nga vendimarrësit.

Kaluan pesë vite nga miratimi i Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë, kaluan katër vite nga nënshkrimi i Udhëzimit Administrativ për Punë Vullnetare të Rinjëve, dhe cilat janë rezultatet e prekshme?!, ja cilat :Konferenca, Debate, Tryeza, aty ktu ndonjë trajnim dhe asgjë të prekshme për vullnetarin/en në teren…

Asnjë Librezë sipas Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë, përkatësisht sipas Udhëzimit Administrativ për Punë Vullnetare të Rinjëve, asnjë privilegj për vullnetarin në teren, asnjë lehtësirë për vullnetarin në teren, asnjë, asgjë konkrete, asgjë…

Uroj që udhëheqja e re e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të vu në funksion zbatueshmërin e Ligjit dhe Udhëzimeve Administrative.

Ju të dashtun vullnetar, mos u ndalni, sa më shumë angazhim aq më tepër përspektiv për gjeneratat e reja.

Gëzuar Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, shprehet Muati.

SHIKO MË SHUMË

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...