
Një 57 vjeçar në Angli ka fituar një vend në librin e tij të preferuar të rekordeve, për koleksionin më të madh të botimeve të përvitshme të “Guinness World Records”.
Ai ka shpenzuar më shumë se 40 vjet për krijimin e një koleksioni prej 353 librash dhe 2.164 artikujsh.
Gjithçka filloi në vitin 1971, kur Martyn Tovey fitoi librin e rekordeve Guinness në shkollë dhe çdo vit nëna i dhuronte një tillë për Krishtlindje, transmeton Telegrafi.
Redaktori Claig Glenday u shpreh se, Martyn me dedikimin e tij ka bërë një dokumentim shumë të mirë të historisë së librit të rekordeve, po ashtu si arkivi i Guinness.
Për këtë punë, Martin u shpërblye me hyrjen e veprës së tij në këtë libër rekordesh./www.gazetaexpress.com


