Misteri i Zagrebit: Kush po ujit lulet në çatinë e shtëpisë së braktisur? (Foto)

PUBLIKUAR

Një kopsht i improvizuar në çatinë e një shtëpie të vjetër në kryeqytetin kroat, Zagrebin është bërë hit në rrjetet sociale.

Por siç shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi, ajo çfarë është më interesante është fakti se nuk dihet se i kujt është ky kopsht, dhe më e rëndësishmja se si dhe nga kush po ujitet.

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për një shtëpi tanimë të braktisur, pranë së cilës, në njërën anë gjendet një stacion i zjarrfikësve dhe një dyqan i një firme me pakicë.

“Nuk kam parë asnjë njeri, por kam dëgjuar se aty jeton një çift të cilët presin që të vdesin para se shpia të rrëzohet”, ka thënë një qytetar i vjetër i kësaj pjese.

As kamerierët e një kafeneje aty afër nuk dinë të shpjegojnë një gjë të tillë.

Gjithsesi, në fund thuhet se kushdo që është duke u kujdesur këtë kopsht, ka krijuar një oazë interesante në mesin e ndërtesave moderne. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...