Tuna, spektakolare këtë javë në DWS (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Tuna, spektakolare këtë javë në DWS (Foto/Video)

Tuna mbrëmjen e dytë të spektaklit “Dancing with the Stars Albania” është siguruar që ta kthejë vëmendjen për vete me një vallëzim spektakolar.

 

Këngëtarja ka treguar se ka aftësi mjaft të mira të vallëzimit, pasi ka arritur të tregojë impakt të jashtëzakonshëm e të fuqishëm në skenën e Dancing with the Stars, duke u treguar edhe më e mirë se në javën hapëse.

Mediat shqiptare nga Maqedonia kanë shkruar javën e kaluar se ajo arriti të shkëlqejë me vetëm tre ditë përgatitje, teksa edhe më e mirë ishte këtë javë.

Vallëzimi i saj i stilit “Jive” filloi me dy lëvizje akrobatike të jashtëzakonshme të “fletës” që la të fascinuar publikun në sallë, sepse pak këngëtare do të ishin në gjendje të bënin lëvizje të tilla akrobatike.

Edhe këtë javë nuk kishte eliminime, teksa paraqitje të mira shfaqën edhe Rudi Vata dhe Renis Gjoka që morrën pikë shumë të mëdha nga publiku. Pozitivisht u vlerësuan edhe Eva Alikaj dhe Evi Reci, teksa Diellza Kolgeci nuk mori aq shumë pikë nga juria sepse vallëzimin ajo e bëri zbathur shkaku i dhimbjeve në këmbë.

Dancing with the Stars Albania transmetohet çdo të hënë nga ora 21:00 në Vision Plus dhe RTK 4.

 

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...