
Se ajo është një diva, një femër e jashtëzakonshme dhe e pa konkurrencë, kjo më s’ka pikë dyshimi. ‘’Karma’’, në bashkëpunim me ‘’Ga4shi’’ e risjelli të fuqishme në skenën muzikore shqiptare. Kjo është një këngë – revoltë, diçka më e thellë, diçka që veç Adelina Ismaili mund ta bëjë dhe vetëm asaj mund ti shkojë.
Elokuente, e pa trembur dhe me identitet. Adelina Ismaili intervistën e fundit e ka dhënë për ‘’Select’’ në ‘’Top Channel’’, ku ka folur për shumë gjëra: karrieren, dashurinë, planet…
Adelina, ndër tjerash ka treguar se tani po e shijon jetën e thjeshtë dhe po zbulon shumë gjëra të bukura, që dikur nuk kishte rast ti bënte për shkak të agjendes së tej ngjeshur.
Këngëtarja është kthyer në vite ku ka kujtuar etiketat, përflitjet dhe vështirësitë, që padyshim e kanë bërë më të fortë.
Adelina Ismaili ka treguar se Vali është dashuria e madhe e jetës së saj. Ka shtuar se pas ‘’Karma’’ do të vjen me diçka shumë më ndryshe, e besa edhe me një album.
Këngëtarja e famshme, ajo që nuk I shpëton syrit të askujt ka bërë të ditur se po punon edhe në albumin e radhes dhe në një projekt, më të madhin e karrierës.
Në fund, ta themi atë që na pëlqen tat hemi rëndom: Adelina është Adelinë./Kosovarja/


