Blero revoltohet me fansat për thashethemet në Facebook

PUBLIKUAR

Blero revoltohet me fansat për thashethemet në Facebook

​Blero, ditët e fundit ka qënë në fokus të mediave rozë dhe jo vetëm sa i takon jetës së tij personale dhe pas deklaratës se ai është ndarë nga bashkëshortja e tij.

Ai edhe më tepër mori vëmendje kur ishte shprehur se asnjë njeri nuk duhet të martohet pa dashuri. Por duket se adhuruesit e tij e ndjekin ngado, pasi me anë të rrjeteve sociale janë munduar me çdo kusht që ai të bashkohet.

Kjo gjë e ka revoltuar tej mase këngëtarin, i cili i është lutur të gjithë fansave të tij që të mos japin deklarata të rreme dhe se ai tashmë e ka marrë vendimin përfundimtar për jetën e tij.

Teksa duket se nuk ka kthim pas, fansat i kanë hapur një faqe në rrjetin socialFacebook, duke tentuar që ai të ribashkohet me Teutën.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka kërkuar që të mbyllen këtofaqe, e të mos shpifen më shumë të pavërteta rreth ndarjes së tij me Teutën. “Thjesht mos u merrni me jetën tonë se i lodhët të gjithë njerëzit. Çka është tepër është tepër”, ka shkruar Blero.

Para pak ditësh, ai ka dhënë një deklaratë të përbashkët me Teutën në lidhje me ndarjen e tyre.

Ja postimi i plotë i Bleros: “Drejtuar atyre që kanë kohë dhe dëshirë për shpifje: Ne të dy, Teuta dhe unë Blero, kemi dhënë një deklaratë dhe perveç asaj deklarate, asnjë fjalë tjetër nuk është e vlefshme dhe nuk është e jona.

Ju kemi lutur përmes deklaratës tonë, që të keni pak rrespekt për situatën tonë dhe mos të shpifni, por si duket, fatkeqësisht, paska njerëz që dojn veç keq me pa e me ndi, paska njerëz që argëtohen me fatkeqësi të tjetrit. Ju lusim ti mbyllni këtofaqe “për bashkimin tonë”, të mos shpifni më shumë të pavërteta rreth ndarjes sonë e madje as të diskutoni më për jetën tonë private. Thjesht mos u merrni me jetën tone se i lodhet gjithë njerëzit. Çka është teper është tepër. Tregoni pak rrespekt ju lutem. Ndërsa juve dashamirë tonë, që fatmirësisht jeni të shumtë, ju falenderojmë pa fund për dashurinë dhe mirëkuptimin tuaj”. /albeu.com/

SHIKO MË SHUMË

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...

Foto e parë e Albina Kelmendit si shtatëzënë (Foto)

Ditë më parë, këngëtarja e njohur Albina Kelmendi dha lajmin për shtatëzaninë e saj. Interpretuesja...

Elijona rikthehet në rrjete sociale, shijon pushimet në Egjipt

Elijona Binakaj është rikthyer në rrjete sociale, me disa postime nga pushimet. Ajo ka marrë...