YAHR: Çdo përpjekje për ti ndaluar lëvizjen e lirë është shkelje e rëndë e të drejtave dhe lirive të njeriut

PUBLIKUAR

adsd

Organizata Joqeveritare YAHR ka shkruar se është  kundër shkuarjes së të rinjve në migrim jashtë vendit në formën e tanishëm, Yahr thotë se çdo përpjekje për ti ndaluar lëvizjen e lirë me anë të mekanizimit të policës është shkelje e rëndë e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Ne si organizatë YAHR jemi kundër shkuarjes së të rinjve në migrim jashtë vendit në formën e tanishëm, si një dukuri mjaftë shqetësuese për shoqërinë tonë. Por, paralajmërimi i disa zyrtarëve komunal citojmë: “po bëhen përpjekje që së bashku me policinë lokale, krahas mundësive të lejuara, të parandalohen këto ikje të jashtëligjshme për në vendet perëndimore”, çdo përpjekje për ti ndaluar lëvizjen e lirë me anë të mekanizimit të policës është shkelje e rëndë e të drejtave dhe lirive të njeriut , që këto të drejta janë të garantuara edhe me Deklaratën për të Drejtat e Njeriut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Institucionet tona duhen të bëjnë përpjekje për të krijuar kushte , punë dhe mirëqenie për rininë tonë , e jo ti përdorin mekanizmat tjerë e si që është mekanizimi policor për ti parandaluar ikjen e të rinjve nga mos perspektiva e krijuar nga një politikë e mbrapshtë qe 14 vite e instaluar në Kosovë.” , shkruan YAHR./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...