Ahmeti po bëhen përpjekje të parandalohen këto ikje të jashtëligjshme nga Lipjani

PUBLIKUAR

hqdefault

I pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve ndër shumë çështje të tjera ka folur edhe për migrimin e paligjshëm të qytetarëve të Kosovës. Ai ka thëne se  migrimi i paligjshëm nga vendi është jashtëzakonisht shqetësim për ne.

“ Intenca për migrim të paligjshëm nga vendi është jashtëzakonisht shqetësim për ne. Këto ikje, sigurisht se janë produkt i vakumit dhe mosfunksionimit të qeverisë përgjatë gjashtëmujorit që shkoi”, ka thënë kryetari Ahmeti, duke shtuar se, po bëhen përpjekje që së bashku me policinë lokale, krahas mundësive të lejuara, të parandalohen këto ikje të jashtëligjshme për në vendet perëndimore që janë paraqitur së fundi edhe në komunën e Lipjanit.

Kryetari Ahmeti, po ashtu ka folur edhe për emërtimet e rrugëve të cilat kanë hasur në vështirësi disa lokalitete të Lipjanit, mes tjerash ai ka thënë se, gjitha këto shqetësime janë duke u trajtuar në Drejtorinë e Urbanizmit.

SHIKO MË SHUMË

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...