
Të gjithë meshkujt që shikojnë skena të luftës, mundohen t’i imitojnë ato duke mbajtur në duar gjëra të shtëpisë në vend të shpatës.
Imitimin e kanë ngritur në nivel më të lartë, disa djelmosha në ushtrimore, të cilët po ashtu në duar kanë shtupën për pastrimin e dyshemesë, transmeton Telegrafi.
Ata bëjnë lëvizje si në skenën e njohur nga filmi “300”, kur persianët ndeshen me turmën e Kserksit në plazhin e Greqisë.
Të jemi të qartë: mos i imitoni lëvizjet e tyre në shtëpi, sepse këta janë sportistë profesionistë dhe videoja është në xhirim të ngadalësuar. /Telegrafi/


