Duke bërë “selfie”, shkaktoi dëm prej 200 mijë dollarëve! (Video)

PUBLIKUAR

Mbështetja për të zënë këndin më të mirë për fotografi, i shkaktoi dëme një galerie në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara.

Një grua e paemëruar është përkulur më shumë se që duhet në një kubus, duke shkaktuar efekt domino në ekspozitaën ‘Hypercaine’ të artistit Simon Birch, transmeton Telegrafi.

Incidenti që ka ndodhur para dy jave, shkaktoi dëmtimin e 12 objekteve të punuara nga materiale të shtrenjta.

“Janë tri skulptura që kanë marrë dëmtime pariparueshme. Vlera e gjithë këtij dëmi 200 mijë dollarë”, ka thënë kuratorja Gloria Yu.

Zyrtarë të galerisë ‘14th Factory’, që nuk kanë dashur të zbulojnë nëse skulpturat ishin të siguruara, i kanë thënë mediave se nuk ishin ata që iniciuan lansimin e shpejtë të kësaj videoje.

Ekspozita ‘Hypercaine’ është përgatitur për gjashtë vite. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...