Nga nesër,me temperature nën 0 (Foto)

PUBLIKUAR

00_12_1416228089962598554

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se në vendin tonë që nga dita e nesërme do të ulen temperaturat.
Parashikimi sipas IHMK-së:

Nga dita e hënë e deri të enjten vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit të cilat burimin e kanë nga veriu i Kontinentit. Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë një mot relativisht të qetë.

Mëngjeset e këtyre ditëve do të jenë të ftohta, me ngrica të lehta dhe me mjegull. Mjegullat do të jenë të qëndrueshme kryesisht orëve të para të ditës.

Gjatë ditës do të ketë edhe intervale kohore me diell. Temperatura minimale do të luhatet nga –2C celsius për të vazhduar deri -3C celsius ditën e mërkurë, kurse maksimalet e ditës do të luhaten nga 5C -7C celsius.

Lagështia relative e ajrit do të jetë e lartë për shkak të mjegullës, ndërsa presioni atmosferik nuk do të jetë stabilë gjatë gjithë këtyre ditëve por që nuk do të bie nën vlerat e normales . Do të fryj erë nga ana e veriut me shpejtësi 1-4m/s.

Duke filluar nga pasditja e së enjtes vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit të cilat do të vinë nga ana jugore dhe jugperëndimore e Kontinentit. Këto masa të ajrit do të jenë të një shkalle të lartë të lagështisë dhe do të krijojnë kushte për reshje shiu.

Don të thotë që fundjava do të karakterizohet me reshje shiu. Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C-3C celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të luhaten nga 7C-9C celsius. Do të fryj erë nga ana e jugut e lehtë dhe mesatare.

asdas

SHIKO MË SHUMË

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...