
Po pastronte xhamat në katin e njëmbëdhjetë. Megjithëse ishte i mbrojtur, ka rrëshqitur papritmas. Ai ra në një veturë në lëvizje.
Kalimtarët e rastit kanë vrapuar menjëherë drejt punëtorit dhe janë kujdesur që ta largojnë ngadalë, në mënyrë që të mos ia lëndojnë kurrizin, transmeton Telegrafi.

Policia dhe ndihma e shpejtë kanë ardhur menjëherë afër ndërtesës së Sterlind Bank & Trust në San Francisko dhe e kanë marrë të lënduarin.

Buzzfeed raporton se ai është jashtë rrezikut për jetë, mirëpo me lëndime të mëdha fizike. /Telegrafi/


