Lipjani rikthen pronësinë e burimit të ujit nga AKP-ja

PUBLIKUAR

Çështja e burimit të ujit në Vrellë të Lipjanit nuk është më kontest pronësie midis Komunës së Lipjanit dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Kjo për faktin se pas 7 vjet tentativash, Lipjani dhe AKP-ja e kanë zgjidhur problemin pronësor.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori i Shërbimeve Publike në Lipjan, Heset Sahiti, të premten. Sipas tij, menjëherë pasi që KK-ja e ka dhënë vizën për të rikthyer pronësinë në marrëveshje me AKP-në, ajo pronë që prej vitesh kontestohej tashmë është e Lipjanit. “Propozimvendimi për ta zgjidhur problemin me AKP-në rreth pronësisë së burimit të ujit ka kaluar edhe në KK, ndërsa ne menjëherë e kemi dërguar atë vendim te AKP-ja dhe na është rikthyer kjo pronësi.

Por, menjëherë pas pronësisë kemi lidhur marrëveshje me kompaninë e ujësjellësit për ta menaxhuar atë burim të ujit dhe se për reduktime, apo telashe të tjera tashmë përgjegjëse është kompania e ujësjellësit”, ka thënë Sahiti. (Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

SHIKO MË SHUMË

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...