Alban Nuredini: Imri Ahmeti nuk ka votuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

PUBLIKUAR

10811480_10204599048673530_747095007_n

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Alban Nuredini zëdhënës i LDK-se në Lipjan ka mohuar zërat se Imri Ahmeti  në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nuk ka votuar, sepse nuk ka të drejt vote dhe nuk është pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.

“Kryetari i Degës së LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti, njëherit kryetarit të Komunës së Lipjanit, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, nuk ka votuar, sepse nuk ka të drejt vote dhe nuk është pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, andaj një spekulim i tillë është tendencioz dhe absurd.
Kryetari Ahmeti e ka të drejtën e diskutimit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, por jo edhe të drejtën e votës. Prandaj, çdo informatë tjetër e adresuar në profilin e tij është e qëllimit dhe e pabazë.” shkruan Nuredini/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...