Vetëvendosje flet për kalim masiv të anëtarëve të LDK-së në Lipjan

PUBLIKUAR

Vetëvendosje flet për kalim masiv të anëtarëve të LDK-së në Lipjan e Deçan!

Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po publikojnë fotografi në profilet e tyre në Facebook, ku anëtarë të LDK-së po kalojnë në mënyrë masive në VV si shenjë pakënaqësie me marrëveshjen e arritur ndërmjet PDK-së e LDK-së.

Aktivisti i VV-së, Arben Gecaj, ka postuar një fotografi me mbishkrimin: “Kalim kolektiv i anëtarësisë së LDK dhe AAK-së ne Lëvizjen Vetëvendosje, athu pse?”.

Edhe gjatë ditës se djeshme është thënë se anëtarët e LDK-së po kalojnë në VV në shenjë pakënaqësie me veprimin e LDK-së. Të pakënaqur me këtë vendim janë shprehur edhe disa zyrtarë të LDK-së. Deputetet Vjosa Osmani, Alma Lama e Doruntinë Maloku kanë paralajmëruar se nuk do ta votojnë këtë koalicion në Kuvend.

Sot ka reaguar edhe Dega e LDK-së në Vranjevc, duke kërkuar anulimin e kësaj marrëveshje. /Gazeta Blic/

SHIKO MË SHUMË

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...