“ AGROLIPJANI” me Strategji Zhvillimore Lokale 2015-2020

PUBLIKUAR

10644569_878913188787161_3736366513938228285_n

21 nëntor 2014- Grupi Lokal i Veprimit (GVL) “ Agrolipjani” në Lipjan, sot ka mbajtur takimin punues konsultativ, lidhur me Strategjinë Zhvillimore Lokale 2015-2020, për zonën që përfshinë (GLV) “Agrolipjani”.

Nijazi Ibrahimi- kryetar i Grupit Lokal të Veprimit (GLV), tha se qëllimi i këtij projekti është të vazhdojë lidhjen me hartimin e strategjisë të zhvillimit ekonomik lokal 2015-2020, duke u mbështetur në përkrahjen e zhvillimit rural bujqësor në komunën e Lipjanit.

Po ashtu ai ka thënë se me anë të kësaj strategjie do të përkufizohet më saktë artikulimi dhe implementimi i projekteve që shkojnë në të mirë të qytetarëve të komunës së Lipjanit.

Ndryshe strategjia zhvillimore lokale është në procedurë të harmonizimit dhe të zbatimit të përbashkët me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ndërsa po implementohet nga (GLV) “Agrolipjani” në Lipjan, njofton zyra për informim në Lipjan.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...