
Me anë të një teli të metaltë e të lakuar, gruaja nxjerr rërën dhe pluhurin që i ishte futur në sy gjatë shëtitjes me biçikletë.
Në videon e realizuar me anë të kamerës së telefonit, shihet burri që nuk bën ndonjë lëvizje, pasi duket se nuk ndjen dhimbje.
Telin në formë rrethore gruaja ia lëviz nën kapak të syrit të majtë, ndërsa rërën dhe mbeturinat që i ka brenda ja vë në dorë, duke vepruar njëjtë edhe me syrin tjetër, transmeton Telegrafi.
Gruaja që jeton në një fshat të vogël të Indisë, është e njohur për këtë teknikë të pastrimit të syve, por paguhet me vetëm 25 rupi, që është më pak se një euro. /Telegrafi/


