Murat Murati: Kosovë hapi rrugë rinisë !

PUBLIKUAR

sadfad

Tasht në prag të krijimit të instuticioneve të vendit, Kosova duhet t’i hap rrugën rinisë. Është koha e fundit që lidershipi i Kosovës gjegjësisht subjektet politike duhet të mendojë seriozisht, që t’iu krijohet hapësirë e mjaftushme të rinjëve dhe t’iu jepet përgjegjësi meritore në qeverisjen e vendit, ashtu që resursi më i qendrueshëm i një vendi, RINIA të shfrytëzohet, të shfrytëzohen kapacitetet e tyre profesionale, për të ngritur zhvillimin ekonomik të vendit, për të ofruar shërbime publike dhe administrative më efikase për qytetarët e Kosovës.

Rinia e Kosovës përfshin pjesën më të madhe të popullsisë së vendit, e cila përfshin më shumë së gjysmën e popullësisë së vendit, duke i’u referuar statistikave të ndryshme të dalura nga instucione vendore e ndërkombëtare.

 

Në vitet para viteve të 90’ta e tutje, deri në çlirimin e vendit, në qershor të vitit 1999, aktivitete e aksione të ndryshme për t’a çliruar vendin nga okupatori vijnin parreshtur kryesisht nga të rinjët. Në vitet e fundit, pas çlirimit të vendit e deri më tani, si në skenën politike poashtu edhe në instucione publike, nuk i’u është ofruar hapësirë e mjaftushme të rinjëve të Kosovës, për të dhënë kontirbut të mjaftueshëm në shtet-ndërtim dhe në zhvillimin ekonomik, strategjik dhe politik të vendit.

 

Shekulli i internetit është shekulli i të rinjëve, ku tani rinia du shfrytëzuar mundësitë e mira për edukim, duke studiuar si në universitete publike dhe ato private në vend dhe jasht vendit, ku tashmë shumë prej tyre kanë diplomuar, dhe janë ekspert në shumë fusha, fusha në të cilat për vite me radhë i mungojnë instucioneve të vendit.

 

Vendet perendiomore do të donin që të kenë fatin e Kosovës, që shumica e popujve të tyre të jenë të moshës rinore dhe të jenë të arsimuar, siq është rinia e Kosovës, ngase rinia është bërthama e zhvillimit të një vendi, ku me idetë e tyre kreative çdo ditë, kudo në botë, po ndodhin ndryshime të mëdha positive,të cilat po e bëjnë më të leht dhe më të mire jetën e njeriut, ka thënë Murati. /LipjaniNEWS/

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...