Delegacioni nga Lipjani qëndroi në Novi Sad

PUBLIKUAR

Untitled

Zyra për Informim në Lipjan njofton se një delegacion nga Komuna e Lipjanit i përbërë nga Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli, Boban Jovanoviç si dhe Radmila Sinjanoviç, në javën që lamë kanë udhëtuar për Novi Sad në takim zyrtar.

Nënkryetari i Komunës së Lipjanit, Sefer Tasholli tha se, në këtë vizitë zyrtare, përveç komunës së Lipjanit, kanë marrur pjesë edhe komuna e Dragashit dhe ajo e Mitrovicës.

“ Në Novi Sad, kemi pasur takim në Sekretariatin Krahinor për Arsim, Rregullativ dhe Pakica, ku jemi pritur nga zëvendësi i Sekretarit Krahinor”, ka thënë Seferi duke shtuar se takime kanë zhvilluar edhe në komunën e Somborit e ku janë pritur nga udhëheqja komunale.

Delegacioni nga Lipjanit, gjatë këtij udhëtimi zyrtar, ka vizituar edhe komunën e Backi Petrovaç dhe komunën e Indjisë.

“ Në të gjitha komunat që i kemi vizuar, nikoqirët na kanë njoftuar  me përvojat e tyre të mira, dhe ne si delegacion nga komuna e Lipjanit iu treguam për zhvillimin tonë komunal, dhe mundësitë që ne iu ofrojmë komuniteteve pakicë, duke u bazuar në ligjet në fuqi”, ka thënë nënkryetari Seferi.

SHIKO MË SHUMË

Rrahje masive për një pronë, arrestohen 15 persona në Lipjan – 11 përfundojnë me lëndime

Një rrahje masive ka ndodhur dje në Lipjan, pas një mosmarrëveshje rreth një prone Në...

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...