Samsung arrin marrëveshje strategjike me BlackBerry

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Samsung arrin marrëveshje strategjike me BlackBerry

Samsung dhe BlackBerry njoftuan për arritjen e një partneriteti strategjik mes tyre. Marrëveshja do ta ofrojë sigurinë shumë të vlerësuar mobile nga kompania kanadeze tek linja e telefonave të shumtë të Samsung, të cilët bazohen në Android.

Rezultati përfundimtar i partneritetit në mes të dy kompanive të mëdha mobile do të shihet në fillim të vitit 2015.

Siç thuhet, marrëveshja parasheh shkrirjen e platformës BES12 BlackBerry EMM me atë të Knox Samsung në një suitë të vetme të sigurisë për telefonat e linjës Galaxy dhe tabletëve të kompanisë jugkoreane.

Samsung KNOX dhe BES12 do të ofrojnë ndarje të plotë të të dhënave të biznesit dhe atyre personale. Suita e ardhshme e sigurisë gjithashtu do të sigurojë përmirësime të cilat do t’i adresojnë disa nga çështjet specifike të sigurisë në Android.

Marrëveshja është në dobi për të dyja palët. Kjo, pasi që Samsung do të bëhet një lojtar i madh në tregun e klientëve të biznesit.
BlackBerry në anën tjetër, me siguri do të mirëpresë një sasi të freskët të parave të gatshme në biznesin e saj. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...