Si në filma horror: Fytyra e mekanikut në mënyrë misterioze shfaqet në imazhin e shkrepur pas vdekjes së tij (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Fotografia e cila u shfaq në fillim të shekullit të 20-të paraqet një nga misteret e pazgjidhura.

Në këtë fotografi që në dukje të parë duket si një fotografi e zakonshme, në fakt brenda saj shfaqet diçka e pashpjegueshme, transmeton Telegrafi.

Në të janë piloti dhe mekaniku i njësisë Sir Victor Godard. Megjithatë, në prapavijë shfaq fytyra e mekanikut Freddy Jackson.

Gjithçka do të ishte në rregull nëse në kohën kur është shkrepur kjo fotografi ai të ishte gjallë.

Jackson kishte humbur jetën në një aksident disa ditë para shkrepjes së fotos, kur helika e aeroplanit e goditi. Ai ishte varrosur pikërisht në ditën kur edhe është shkrepur kjo fotografi.

Por, disa vite pas shfaqjes së kësaj fotografie, qarkullonte një histori që Freddy dëshironte që për herë të fundit të përshëndet me kolegët e tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...