Grupi Lokal i Veprimit “Agrolipjani” mbajti takimin e parë punës, lidhur me Strategjinë Zhvillimore Lokale 2015-2020

PUBLIKUAR

10628411_874080189270461_602081592044070160_n

11 nëntor 2014- Grupi Lokal i Veprimit (GVL) “Agrolipjani”, në Lipjan, përfaqësuar nga kryetari Injazi Ibrahimi, sot në restorant “ Rozafa” në Lipjan, mbajti takimin e parë punës, lidhur me Strategjinë Zhvillimore Lokale 2015-2020, për zonën që përfshinë GLV” Agrolipjani”.

Nijazi Ibrahimi- kryetar i Grupit Lokal të Veprimit (GLV) , tha se, pjesë e këtij grupi punës mund të jenë të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit, përfaqësuesit e bizneseve, ndërmarrësit, fermerët, institucionet publike.

Po ashtu ai tha se, kjo është një mundësi e përbashkët, ku të gjitha idetë do të vendosën nëpërmjet kësaj strategjie zhvillimore, dhe koordinimi financiar do të bëhet përmes programeve dhe fondeve nga niveli qendror, lokal dhe i BE-së.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, e ka vlerësuar këtë hap pozitiv të Grupit Lokal të Veprimit ( GLV), dhe është shprehur i gatshëm për të ndihmuar.

“Sot jam këtu për të siguruar mbështetjen edhe në vijmë ,e gjithë asaj që mund ta bëj ky grup lokal i veprimit, për qytetaret e komunës së Lipjanit, edhe për meset e caktuara krahas strategjisë që do ta hartojnë dhe do t’i japin impute të rëndësishme edhe bujqësisë dhe segmenteve të tjera që do të hynë në kuadër të kësaj strategjie zhvillimore lokale, për zonën që do të përfshin”, tha krytari Ahmeti.

Fjalë rasti, patën edhe përfaqësuesit nga Ministria e Bujqësisë, njofton zyra perëinformim në Komunën e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...