Veshjet e Madonës shtien për 3.2 milionë dollarë

PUBLIKUAR

Veshjet e Madonës shtien për 3.2 milionë dollarë

Rrobat e veshura në disa koncerte dhe filma nga legjendarja e muzikës pop Madona janë shitur në një ankand për 3.2 milionë dollarë.

Në ankandin dy ditorë “Ikonat dhe Idhujt: Rock n ‘roll” zhvilluar në internet nga Shtëpia e ankandit Julien në Los Anxhelos, veshjet e Madonës kanë tërhequr një vëmendje të madhe.

Në ankand fustani i nusërisë që ka veshur këngëtarja e njohur kur është martuar me Sean Penn në 1985 është shitur 81250 dollarë, ndërsa xhaketa e veshur në filmin “Desperately Seeking Susan” 252 mijë dollarë dhe vathët 34 mijë e 375 dollarë.
Gjithashtu veshjet e përdorura në filmin “Evita” 15 mijë dollarë dhe veshjet në klipin e këngës “Material Girl” janë shitur 73 125 dollarë.

Në ankand gjithashtu edhe sende të tjera të të njohurve si syzet e John Lennon janë shitur 25 mijë dollarë, ndërsa unaza e Elvis Presley është shitur 57 mijë dollarë

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...