Elon Musk ka plane të lansojë satelitët e internetit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Elon Musk ka plane të lansojë satelitët e internetit

Drejtori i kompanive Tesla dhe Space X, Elon Musk ka një projekt të ri në veprim, pasi ai ka qenë tashmë i suksesshëm me automjetet elektrike Tesla, ndërsa edhe projekti i tij i hapësirës Space X gjithashtu duket të jetë në rrugën e duhur. Por tani Musk e ka në plan të nisë edhe një projekt tjetër shumë ambicioz – Satelitët e Internetit.

Kompanitë si Facebook dhe Google kanë plane për të sjellë qasje të gjerë në internet me satelitë dhe fluturake, të cilat tashmë ne të gjithë i njohim si dronë, dhe me sa duket tani këtyre planeve për hapësirën dhe internetin i është bashkëngjitur edhe Elon Musk, që ka planifikuar diçka të ngjashme.

Sipas një raporti të fundit nga Wall Street Journal, Elon Musk është bashkuar me Greg Wyler, i cili është ish-ekzekutiv i Google dhe gjithashtu një veteran në industrinë e satelitëve.

Plani i tyre është me sa duket të nisin rreth 700 satelitë, ku secili prej tyre do të jetë më pak se 158 kilogram në peshë, që i bie sa gjysma madhësisë së satelitëve më të vogël të cilat janë duke u përdorur komercialisht.

Flota e re e këtyre 700 satelitëve do të jetë rreth 10 herë më e madhe se flota më e madhe aktualisht, e cila menaxhohet nga Iridium Communications Inc, ndërsa projekti i ri thuhet të kushtojë rreth 1 miliard dollarë për tu zbatuar. (Telegrafi)

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...