Toka që përmbyset nga ujërat e zeza në Lipjan

PUBLIKUAR

ujerat-e-zezaa.

Dyqind hektarë tokë e punueshme e Gllogovcit të Lipjanit janë përmbytur nga ujërat e zeza. Kjo gjendje ka shtyrë banorët e këtij fshati të reagonin te kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti.

Rrahim Rrustemi, ndër më të moshuarit e fshatit, ndërkaq, ka thënë se nga problemet me kanalizimin janë rrezikuar të shkojnë dëm 200 hektarë për një kosto të vogël investimi.

“Gjithë kjo sipërfaqe toke është kthyer në baltë Po shkojnë poshtë gjithë ata hektarë tokë për një investim të vogël dhe kjo nuk është në rregull”, ka thënë Rrustemi, shkruan Koha Ditore.

Ndërkohë që, këtë telash e kanë konfirmuar edhe drejtues të tjerë të fshatit. Feriz Hasani, që njëherësh është këshilltar në KK të Lipjanit nga Gllogovci, ka thënë se ujërat e zeza janë preokupim për banorët e këtij fshati, por që ka shpresuar brenda dy vjetësh të evitohet ky telash.

“Banorët e kanë këtë brengë dhe ai është një telash që i shqetëson ata në secilën ditë për shkak se tokat e punueshme po dëmtohen rëndë. Megjithatë, unë po shpresoj që sipas premtimeve që janë dhënë pas 2 vjetësh të mos ketë më telashe të tilla”, ka thënë ai.

Ndërkohë që, për këtë telash, ndërkaq, të premten është deklaruar edhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti. Ky e ka pranuar se në territorin e Lipjanit ka një situatë të rëndë me kanalizime, por ka shtuar se këto telashe janë trashëguar dhe se për disa vjet rresht ndodh e njëjta gjë./kosovalive360/

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...