
Pas deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili tha në Beograd se Kosova e pavarur është realitet i pamohueshëm dhe i pakthyeshëm, kanë reaguar njerëzit kreativë në internet.
Kështu, u pëhap fotomontazhi i një droni që mbartë portretin e kryemnistrit shqiptar, duke aluduar kështu në dronin që fluturoi mbi stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Serbi, më 14 tetor, akt ky që irritoi serbët kudo që janë ata.
Por, përderisa ndeshja futbollistike pëfundoi ashtu siç përfundoi, pa gola në stadium, ndeshja e radhës në Beograd, Shqipëri-Serbi, në mes të kryeministrave Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq, duke u bazuar në reagimet e fqinjit tonë verior, mund të themi se pëfundoi me rezultatin është 3:0. Për Ramën, natyrisht. /Telegrafi/


