
Nëse mund ta ndryshoni një gjë në trupin tuaj, çfarë do të ishte ajo? Kjo është pyetja që i është shtruar 50 personave, në kuadër të një eksperimenti social.
Qëllimi i eksperimentit ishte që njerëzit të ndihen komod dhe të kenë vetëbesim, sepse bukuria nuk ka të bëjë me atë që nuk e ke apo diçka që dëshiron të ndryshosh, transmeton Telegrafi.
Por, kush janë ata që i dhanë përgjigjet më të sinqerta e më të mira?
Ishin pikërisht fëmijët që nuk merreshin fare me dukjen fizike, por që ishin kreativë në përgjigjet e tyre. Ata dëshmuan se bukuria mbi të gjitha ka të bëjë me të brendshmen, shpirtëroren.
Për më shumë, shikojeni videon. /Telegrafi/


