
Shkoi për të blerë ushqim, por doli nga aty me shije të keqe.
Pavel Kudlik kishte blerë djathë dhe mish, ndërsa po shkonte tek sektori ku shiten bukët, kur u dëshpërua nga ajo që pa, transmeton Telegrafi.
Burri 45 vjeçar ka nxjerrë telefonin, me kamerën e të cilit ka regjistruar miun që shëtitej nëpër bukët që ishin për shitje.
Të gjitha gjësendet që i ka blerë në këtë supermarket, që gjendet në qytetin Ostrave të Republikës Çeke, ai i ka kthyer, pasi ka dyshuar në pastërtinë e tyre. /Telegrafi/


