Deklarata e Jacobsonit, frymëzim për poezi (+18)

PUBLIKUAR

Deklarata e Jacobsonit, frymëzim për poezi (+18)

Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, në fund të një konference të organizuar nga organizata FOL, e kishte edhe një porosi për partitë politike. “Mos e dh… punën”, ka thënë ajo në shqip.

Meqë kjo deklaratë u bë “hit” i ditës, nuk u ndalën as parodizimet përkitazi me këtë. Teksa në rrjetet sociale u përhap ilustrimi i kësaj deklarate, në formë rebusi, tashmë poeti Faruk Tasholli ka shkruar ca vargje që ndërlidhen me aktualitetin politik në Kosovë, gjithnjë i frymëzuar nga deklarata e ambasadores amerikane.

“Satirën në stilin popullor”, siç e quan Tasholli, e të cilën e ka siguruar Telegrafi, mund ta lexoni më poshtë!

DHIFQAT E KOSOVËS

„Mos e dhini, mos e dhini!“,
– Pse mbi krye po na rrini?
Vetë e dhimë dhe vetë e hamë
Por pushtetin kujt s’ia lamë!

Kështu dhifqat e Kosovës
Flasin tinëz vetmeveti,
Zanë ekrane faqe gazetash
Plot profile interneti.

Mendjen lart para popullit
T’u ngreh bërryla t’u çu grusht,
Me vesh n’krah kah Amerika
Kur iu mbetet botha ngusht.

Si ma t’mirët n’politikë
Baballarë n’ballë të kombit,
Me fytyrë a pa fytyrë –
Shpirt i mbretit, shpirt i robit!

Mos e dhini, mos e dhini!…
Porse dhifqat s’dinë me pra,
Mos me pasë kufi Kosova
Do ta flliqnin nji dynja!

Ha e ha e mos u ngi
Sy e vesh gjithmonë në gjah,
Mbaj e mbaj barkun me du’r
Por teprica del dikah!

Dhi aty e dhi këtu
Si thotë populli me dal jashtë,
Kur nuk mujnë krye në veti
Zori dhifqat i ban bashkë.

Ju si t’doni emërtoni
Trimat çfarë ka politika,
Po unë s’ kam si t’u them ndryshe,
Vetëm dhifqa, vetëm dhifqa!

Dhinë Kosovën me shpëtu veten
Dhinë miqësitë jashtë e mrena,
Merr kurajo populli im
Jepju pare për pelena!

„Mos e dhini, mos e dhini!“
U çon fjalë Amerika,
Tash i lidhin zorrë e tlina
Trimat tanë nga politika!

Gjithë heroj ka pasë Kosova
Burra me nder të vërtetë,
Por këso dhifqash rrallë e rrallë
Që e kallin për bothë t’vet.

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...