
Shtëpia e Nazim Bllacës në fshatin Ribar i Madh i Lipjanit tani është boshe pasi aty më nuk jeton askush.
Pesë vjet u ruajt nga EULEX’i dhe Policia e Kosovës.
Në katin përdhes të kësaj shtëpie pjesëtarët e policisë u kujdesën për sigurinë e familjes Bllaca.
Por nga e hëna gruaja dhe tre fëmijët e Nazim Bllacës nuk jetojnë më në këtë shtëpi. Ata janë strehuar në një vend të sigurt dhe askush nuk e di vendndodhjen e tyre./RTV21/


