Hapet rasti “Bllaca 4”, Azem Syla i dyshuar

PUBLIKUAR

files

Policët më nuk e ruajnë familjen e Nazmi Bllacës. Gruaja dhe fëmija janë larguar të mërkurën nga Ribari i Madh i Lipjanit. Ata janë strehuar në një vend të sigurtë jashtë Kosovës, ku do të jetojnë tash e tutje.

E përditshmja Koha Ditore në numrin e saj të së premtes shkruan se Policia ka mbledhur gjerat e veta nga kati i parë i shtëpisë ku kishin qëndruar gati pesë vjet duke e ruajtur dëshmitarin Nazmi Bllaca dhe familjen e tij.

Shtëpia, brenda së cilës ka jetuar vrasësi i quajtur “Seiko”, ishte sulmuar tri herë më parë me armë zjarri, ani së policia, fillimisht e EULEX-it dhe pastaj ajo e Kosovës, kujdeseshin për sigurinë e tyre.

Një ditë pas largimit të familjes së tij nga Kosova, hetuesit e EULEX-it i janë përveshur punës me rastin “Bllaca 4”, ku i dyshuari kryesorë është deputeti, Azem Syla.

Të enjten është marrë në pyetje një dëshmitar në këtë proces hetimor, pasi rasti kundër deputetit Syla dhe nëntë të tjerëve të dyshuar për krim të organizuar është aktivizuar pas raportimit të Kohës Ditore javën e kaluar se zëvendës/prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Johnatan Ratel, kishte penguar hetimin duke mos lejuar dy prokurore që të marrin në pyetje dëshmitarin vrasës, Nazmi Bllaca.

EULEX-i nuk e ka mohuar marrjen në pyetje të dëshmitarit të ri, derisa Syla së bashku me tetë persona të tjerë dyshohen se në mënyrë të paligjshme kanë përvetësuar patundshmëri (toka) që kalojnë vlerën 100 milionë euro./express/

SHIKO MË SHUMË

Aksident te rrethi i Lipjanit, policia del në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rrethi i Lipjanit. Sipas pamjeve të...

Therje me thikë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima mashkull kosovar, ishte rrahur nga...

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...