
Së bashku me zgjedhjet për Kongresin e SHBA-së, është organizuar edhe një referendum për çështje sociale.
Në fakt, qytetarët e shtetit të Washingtonit dhe Oregonit votuan për legalizimin e marihuanës për qëllime mjekësore.
Ndërsa votuesit në Florida, refuzuan të legalizonin marihuanën, transmeton Telegrafi.
Nëse referendumi miratohet, përdorimi i marihuanës do tu lejohet personave mbi 21 vjet.
Ai mund të përdoret për qëllime mjekësore por, edhe rekreative, ndërsa do të lejohet edhe kultivimi i një sasie të caktuar për përdorim personal. /Telegrafi/


