Nisma në Lipjan: Nuk kemi asnjë përçarje me LDK-në

PUBLIKUAR

download

Kryetari i Nisma për Kosovën Dega në Lipjan, Fitim Selimi ka dalur me një Komunikatë për media duke thëne se koalicioni LDK-NISMA, nuk  ka asnjë përçarje dhe ai përkundrazi vazhdon të jetë po aq i fuqishëm si në fillimin e rrugëtimit të tij.

Ja deklarata e NISMA-Lipjan:

“Me rastin e disa shkrimeve në mediet elektronike në vend kinse për përqarje ndërmjet Koalicionit LDK-NISMA, në Lipjan, deklarojmë me përgjegjësi të plotë se midis koalicioni qeverisës në nivel lokal nuk ka asnje perqarje dhe ai përkundrazi vazhdon të jetë po aq i fuqishëm si në fillimin e rrugëtimit të tij. Debati në Kuvendin Komunal të Lipjanit që ka pasuar këto reagime të mediave, ishte në kuadër të frymës demokratike, në përpjekje të gjetjes së solucioneve më të mira dhe më të përshtatshme, gjithnjë në interes të qytetarëve të Lipjanit. Debati i zhvilluar në sallën e kuvendit ndërmjet asambleistëve të Nismës për Kosovën dhe atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dëshmon kulturën demokratike dhe lirinë në të shprehur të asambleistëve tanë të cilët flasin me gojën dhe mendjen e tyre e nuk bëhen aparate transmetuese të bartësve të tyre politik sepse ata janë zgjedhur nga qytetari dhe si të tillë, kontributin e tyre e japin në favor të qytetarit. I gjithë debati pra është bërë për arsye cilësore dhe nuk është i natyrës politike! Ftojme të gjithë qytetarët e Lipjanit që të vazhdojnë ta përkrahin projektin tonë të përbashkët, projekt ky që riktheu dinjitetin e qytetarit.
Nënkryetari i Komunës së Lipjanit dhe Kryetar i NISMES për Kosovën në Lipjan
Dr.Fitim Selimi”

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...