Është shënuar sot dita kundër kancerit të gjirit në komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

 clip_image002

Është shënuar sot dita kundër kancerit të gjirit në komunën e Lipjanit, e cila mbahet në kuadër të muajit tetor, e që konsiderohet muaji ndërkombëtar kundër kancerit të gjirit.

 Me rastin e kësaj dite e cila më tepër është ditë sensibilizuese për parandalimin e kësaj sëmundje, Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Mirëqenies Sociale,  së bashku me Drejtorin e QKMF-së, dhe organizatën “ Jeta Vita” ndihmuan në aspektin e Diagnostifikimit të kësaj sëmundje.

 

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale- Abdullah Fazliu, tha se,  fushata kundër kancerit të gjirit, në komunën e Lipjanit u shënua me shumë aktivitete: “ Furnizimi me mamograf dhe ECHO aparat, kësaj radhe me rastin e sensibilizimit të komunitetit për luftën kundër kancerit të gjirit, kemi zhvilluar një sërë  aktivitetesh,  kemi mbajtur  ligjëratë me staf mjekësor dhe qytetare të Komunës sonë, lidhur me identifikimin e hershëm të shenjave të kancerit të gjirit , dhe demonstrimin e teknikave të vetë kontrollimit të femrave. Mamografi dhe ECHO të gjirit falas për dhjetë (10) qytetare tona të planifikuara paraprakisht në bashkëpunim edhe me Drejtorin e DSHPS-së, si dhe kemi shpërndarë  materiale (fletëpalosje), dhe shenja e solidarizimit me të prekurat nga kanceri i gjirit”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...