
Britaniku Jonno Miller për katër vite ka sfiduar sëmundjen ‘vdekjeprurëse’. Mjekët e kanë quajtur “mrekulli njerëzore”.
Ai vdiq në një aksident komunikacioni, në të njëjtën ditë kur në adresën e tij në shtëpi arriti një letër, në të cilën shkruante se ishte shëruar plotësisht.
Baba i tre fëmijëve, 68-vjeçari Jonno Miller ishte diagnostikuar me kancer në mëlçi. Ai vdiq javën e kaluar në një aksident, kur një kamion u përplas me makinën e tij pranë Cornwall të Anglisë.
Gruaja e tij 48-vjeçare, Angie, e cili po ngiste makinën gjatë aksidentit mbijetoj duke pësuar vetëm dëmtime të lehta trupore. Ndërsa, Jonno ishte ulur në vendin e pasagjerit dhe vdiq në vend. Kurse vozitësi i kamionit nuk u lëndua, transmeton Telegrafi.
Kur më vonë bashkëshortja e tij arriti në shtëpi, gjeti letrën e spitalit, ku shkruante se ai e kishte mposhtur me sukses kancerin.
Pasi u sëmurë Jonno, çifti u zhvendos nga Northampton për në malin Bay, sepse ai nuk dëshiron që tre fëmijët e tij me Angien, dhe dy fëmijë nga martesa e parë, ta shikojnë se si po vdiste. /Telegrafi/


