Në një shtëpi ankandesh në Hong Kong të Kinës, do të dalë në shitje diamanti 59-karatësh, që është më i madhi i përpunuar ndonjëherë.
Për të dizajnuar si duhet këtë guri të çmuar, është punuar në mënyrë intensive për 20 muajve, shkaku i strukturës së fortë që ka, transmeton Telegrafi.
Diamanti i rrallë me 59 karatë
E veçantë është edhe ngjyra rozë natyrale, që vështirë mund të gjendet.
Mirëpo, për të blerë unazën me gurin e rrallë, duhet një pasuri e tërë, meqenëse çmimi fillestar është 60 milionë dollarë.
Çmimi fillestar është 60 milionë dollarë
Diamanti që për herë të parë është prezantuar në Monako më 2003, është shitur para tre vitesh, por blerësi e ka refuzuar shkaku i çmimit të lartë.




