Lipjani, pa zgjidhje për problemet kryesore

PUBLIKUAR

Lipjan..

Lipjan, 31 tetor – Komuna e Lipjanit ka së paku tri probleme të mëdha me të cilat nuk po merret pushteti lokal. Kjo për faktin se ekzekutivi komunal po qëndron indiferent ndaj mungesës së ngrohtores së qytetit, ndaj kundërmimeve që vijnë nga deponitë e egra, e sidomos nga Ferma e Pulave dhe në fund ka një mungesë të përkujdesjes ndaj vendeve historike.

Këto tri probleme, ndërkaq, janë evidentuar edhe në raportin e fundit monitorues të shoqërisë civile në këtë komunë, por që për to është deklaruar dhe opozita e kësaj komune.

Në të vërtetë, Bekim Krasniqi, drejtor ekzekutiv në OJQ-në YAHR, bazuar në raportin monitorues, ka deklaruar se Komuna e Lipjanit nuk po arrin kurrsesi t’i zgjidhë problemet kryesore me të cilat po preokupohen qytetarët e Lipjanit.

Ndonëse në tri problemet e sipërcekura nuk ka pasur rezultate as pushteti i kaluar, sipas Krasniqit, ekzekutivi tanishëm nuk ka bërë ndonjë përpjekje serioze në zgjidhjen e tri problemeve kryesore.
© KOHA Ditore

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...