Era Istrefi, zyrtarisht pjesë e Authentic Ent

PUBLIKUAR

Era Istrefi, zyrtarisht pjesë e Authentic Ent.

Këngëtarja e re, por e talentuar e skenës muzikore shqiptare, Era Istrefi, duket të ketë marrë një hap të rëndësishëm në karrierën e saj.

Me anë të një komunikate, Authentic Entertainment ka konfirmuar për Telegrafin se kanë arritur nënshkrimin e radhës, me këngëtaren seksi, Era Istrefi.

Ana artistike do t’i përkasë kompanisë që punoi edhe në projektin “E Dehun”, një hit i këngëtares së re, para debutimit të suksesshëm që pati me “Mani për Money”.

Era pritet të publikojë së shpejti një sërë projektesh të reja nga kjo kompani, pjesë e të cilës janë edhe reperët e suksesshëm shqiptar, 2po2 dhe Capital T.

Po ashtu Authentic pritet t’i lansojë projektet e reja me anë të ueb faqes dhe aplikacionit shumë shpejt, e po ashtu pjesë e kompanisë janë tashmë edhe dy antarët e rinj, Gent Fatali dhe Dj November.

“Authentic po zgjerohet me hapa të sigurt, pritjet janë shumë të mëdha pasi janë dëshmuar në të kaluarën. Do të jeni të befasuar nga projejktet e reja të cilat janë në pritje për t’u lansuar”, ka bërë të ditur Auhtentic Entertainment në deklaratën për media, transmeton Telegrafi

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...