“YAHR” letër të hapur për të gjithë mediat në Kosovë

PUBLIKUAR

sadadas

Organizata Joqeveritare Youth Association for Human Rights (YAHR), me një letër të hapur është drejtuar të gjitha mediave në vend rreth debateve të cilat po organizohen lidhur me punën e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit në të cilen nuk është pjesmarrse edhe (YAHR)

YAHR:

Të nderuar media,

Organizata Joqeveritare Youth Association for Human Rights (YAHR) duke e parë se disa media nacionale kanë organizuar emisione dhe TV debate lidhur me punën e ekzekutivit të Komunës së Lipjanit, si p.sh: emisioni në RTK imazh të datës: 17 tetor 2014, ku ne si përfaqësues të shoqërisë civile dhe monitorues të punës së tri institucioneve lokale të komunës së Lipjanit (ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit) nuk jemi ftuar në këtë emision si një organizatë me kredibilitet në këtë komunë.
Andaj, nëpër mes kësaj letër të hapur ne si OJQ ju drejtohemi mediave elektronike dhe të shkruara dhe njëkohësisht kërkojmë që në rast të organizimit të emisioneve dhe debateve televizive lidhur me punën e institucioneve lokale të komunës së Lipjanit, që të jemi edhe ne të ftuar si pjesëmarrës në këto aktivitete, me qëllim të artikulimit dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve të Komunës së Lipjanit./LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...