GJUAJTJE ME ARMË SI NËPËR FILMA, ARRESTOHET NJË PERSON

PUBLIKUAR

Një person derisa ka qenë duke qarkulluar me veturën e tij, papritmas i është ofruar një veture në të cilën kishin qenë dy të dyshuar të cilët për arsye të panjohura kanë shtënë me armë zjarri.

Lidhur me rastin, është arrestuar një i dyshuar i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. Nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

“Rr. “Prishtinë-Shtime” tek fshati ‘Lagjja e re’ 29.10.2014 – 15:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri nga vetura në lëvizje. Njësiti policor ka konfiskuar një revole me gaz “Zoraki 914” e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë, por qëllimi i tij ka qenë që vetëm të provojë funksionimin e të njëjtës. Me urdhër të prokuroritë dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.

SHIKO MË SHUMË

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...

Arrestohet një person në Lipjan, tentoi t’i sulmonte me thikë një burrë dhe djalin e tij të mitur

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka tentuar t’i sulmonte me...

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...