Për “Halloween”, jeni të ftuar në ‘Ebola Party’!

PUBLIKUAR

Për “Halloween”, jeni të ftuar në ‘Ebola Party’!

Gjersa i afrohemi “Natës së Shtrigave”, përkatësisht “Halloween”, në vende të ndryshme të botës paraqiten ide me rastin e ndejës së kësaj mbrëmje, si dhe kostume për këtë ngjarje.

Një nga kostumet më të veçanta janë ato të vullnetarëve që trajtojnë sëmundjen virusale, Ebola, të cilat mund të porositen dhe të blihen për meshkuj dhe femra, transmeton Telegrafi.

Por, kjo iniciativë ka hasur në reagimin negativ të publikut, pasi pohohet se me këtë sëmundje nuk bëhet shaka, ngase kjo epidemi deri më tani ka marrë jetën e më se pesëmijë njerëzve.

Kostumet janë shitur për vlerën prej 60 eurove. Si pjesë e kostumit janë palltoja e bardhë, dorashkat e kaltra, maska për fytyrë, syzet dhe maska për frymëmarrje.

Në një hapësirë të një salle për koncerte në Londër do të organizohet ndeja e ebolës, e cila do të mbahet fundjavën e “Halloween”.

Pas reagimit të publikut, organizatorët pranuan se ngjarja është e vrazhdë, por ata planifikojnë që paratë të cilat mblidhen në këtë ndejë, t’i dhurojnë për organizatën “Mjekët pa Kufij”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

I riu nga Kroacia e shndërron autobusin e vjetër në ‘një klub nate’

Zhelimit Matiq nga Zagrebi, disa vite më parë bleu një autobus të vjetër të...

Çifti britanik heq dorë nga stili i vjetër i jetës për të jetuar në furgonin e tyre

Një çift që la stilin e vjetër të jetesës pasi ndiheshin të ‘mbytur’ nga...

Askush nuk e di se si u ndërtua kisha mbi këtë shtyllë prej guri 40 metra

Struktura misterioze shihet në legjendën lokale si një “shtyllë e jetës” dhe një “simbol...