Toshiba po ndjekë traditën e shumicës së kompanive teknologjike me krijimin e pajisjeve Windows me çmim të arsyeshëm
Në fillim të këtij viti, kompania prezantoi një tablet me ekran 7 inç, që bazohet në sistemin Windows 8.1, dhe kushton vetëm 119 dollarë. Pajisja tjetër e kompanisë Toshiba është Satelite Radius 11, një tablet i konvertueshëm në laptop. Ky tablet do të operojë me sistemin Windows 8.1.
Mentesha është e njëjtë si tek seritë e kompjuterëve Yoga të Lenovo-së, dhe bën që ekrani të rrotullohet 360 gradë që të përdoret në dy mënyra, si tablet dhe laptop.
Disa nga veçoritë e Satellite Radius 11 janë:
• Ekrani me prekje 11.6 inç HD TruBrite (rezolucioni i saktë nuk është bërë i ditur)
• Procesori më i fundit Intel Pentium ose Celeron ( nuk janë dhënë më shumë specifika mbi këtë procesor)
• 4GB RAM
• Kamera ueb HD
• Një portë USB 3.0 + dhe një portë USB 2.0
• Kartë SD
Çmimi i kësaj pajisjeje është 329.99 dollarë dhe mund të blihet duke filluar nga data 26 tetor.



