Nora Istrefi: Nuk jam shtatëzanë

PUBLIKUAR

1062

 

​Nora është shtatëzanë! Kjo ka qenë kryefjala e lajmeve rozë, por ajo çka vetë Nora ka konfirmuar ka qenë befasuese. Këngëtarja e cila prej javësh ndodhet në Tiranë së bashku me bashkëshortin e saj, ka befasuar javë pas jave më perfomancat në spektaklin “Dance With Me”.

E kontaktuar nga gazeta, Nora ka rrëfyer se nuk ëhstë shtatëzanë, por edhe nësë do të ishte nuk do ta bënte publike.

“Nuk jam shtatëzanë, por edhe po të isha nuk do të thoja sepse është personale”, ka shprehur Nora.

Edhe pse Nora nuk e ka pranuar lajmin se është shtatëzanë, thuhet se të afërmit e çiftit Istrefi-Berisha janë në dijeni. Ndërkohë, këngëtarja është e angazhuar aktualisht me spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, koha mbetet të zbuloj të vërtetën.

Kujtojmë se, mbrëmjen e 2 shtatorit këngëtarja Nora Istrefi kurorëzoi lidhjen e saj shumë vjeçare të dashurisë në martesë me muzikantin Robert Berisha. Nora është shfaqur e mrekullueshme me fustanin e bardhë në çdo detaj ndërkohë që ka shkëlqyer në krah të bashkëshortit të saj Robertit.

SHIKO MË SHUMË

E dhimbshme, aktorit kosovar i vdes motra në moshë të re

Aktori kosovar Ylber Bardhi ka dhënë lajmin e kobshëm. Me anë të një postimi në...

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...